Krasniqi pas dështimit të seancës: Për deputetin Kurti më e rëndësishme është Haxhiu se qytetarët

Aktuale

Krasniqi pas dështimit të seancës: Për deputetin Kurti më e rëndësishme është Haxhiu se qytetarët

Më: 7 maj 2025 Në ora: 10:50
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas dështimit të 12 për konstituimin e Kuvendit, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, ku ka thënë se kjo parti ka marrë pengë shtetin.

Krasniqi, ka thënë se për Kurtin po është më e rëndësishme Albulena Haxhiu se sa, qytetarët e vendit.

Sa i përket konstituimit të kuvendit, ai ka thënës se zgjidhja është evidente, e që duhet të ndërrohet kandidatja.

‘‘Pra po e shihni që po vazhdon abuzimi i të drejtës Kushtetuese që i takon partisë së parë që i takon për ta propozuar një kandidat. VV-ja e ka marrë shtetin peng dhe po e mbanë konstituimin e institucioneve peng, ky është një degradim që asnjë se kemi menduar që mund të ndodh ndonjëherë. Ky është dhunim i verdiktit të qytetarëve të Kosovës, sepse pasnesër bëhen 3 muaj që i kemi mbajtur zgjedhjet.  Si PDK ne e kemi qëndrimin e njëjtë. Zgjidhja është evidente, duhet me u ndërru kandidatja. E ftoj deputetin Kurti që të na tregoj a e ka më të rëndësishme Albulena Haxhiun a 1 milion qytetarë që kanë votu në zgjedhjet e 9 shkurtit, nga ajo që kemi pa deri tash Haxhiu është më e rëndësishme për të’’, ka deklaruar ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat