Gjykata Kushtetuese anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone

Aktuale

Gjykata Kushtetuese anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone

Më: 8 maj 2025 Në ora: 12:39
Foto ilustrim

Gjykata Kushtetuese anëtarësohet në Asociacionin e Gjykatave Kushtetuese Frankofone

Gjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë anëtare me të drejta të plota e Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone (Association des Cours Constitutionnelles Francophones - ACCF), raporton KoosvaPress.

Sipas njoftimit, pranimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në ACCF është bërë pas shqyrtimit të kërkesës për anëtarësim dhe votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kongresit të 10-të të Asociacionit të Gjykatave Kushtetuese Frankofone, mbajtur më 6 - 8 maj 2025, në Bukuresht të Rumanisë.

“Asociacioni i Gjykatave Kushtetuese Frankofone është themeluar në vitin 1997, me qëllimin që të forcojë bashkëpunimin ndërmjet gjykatave kushtetuese, të promovojë të drejtat themelore të njeriut, si dhe të kontribuojë në konsolidimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit anembanë botës”, thuhet në njoftim.

Sipas Kushtetueses, ACCF aktualisht përbëhet nga pesëdhjetë gjykata kushtetuese dhe institucione ekuivalente nga Afrika, Evropa, Amerika dhe Azia, ndërsa selia e saj është në Këshillin Kushtetues të Francës, ku edhe ndodhet Sekretariati i Përhershëm i këtij asociacioni.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës tashmë është anëtare me të drejta të plota e Konferencës Evropiane të Gjykatave Kushtetuese (CECC) dhe anëtare themeluese e Forumit Ballkanik të Gjykatave Kushtetuese”, thuhet në njoftim. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat