Ish-shefi i AKI-së: Arrestimi i fundit nxjerr në pah investimet e Serbisë në përhapjen e ideologjive ekstremiste fetare

Aktuale

Ish-shefi i AKI-së: Arrestimi i fundit nxjerr në pah investimet e Serbisë në përhapjen e ideologjive ekstremiste fetare

Nga: A.SH Më: 9 maj 2025 Në ora: 06:59
Hysri Selimi

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, ka thënë se përhapja e ideologjive ekstremiste që manipulojnë ndjenjat fetare vazhdon të jetë një instrument i përdorur nga Serbia për të destabilizuar rajonin dhe për të nxitur përçarje brenda shqiptarëve.

Ai e tha këtë pas arrestimit të Hysri Selimi ditët e fundit, ku të dhënat publike kanë zbuluar lidhje të drejtpërdrejta me shërbimin sekret serb, BIA.

Postimi i plotë:

Përhapja e ideologjive ekstremiste që manipulojnë ndjenjat fetare kanë qenë, janë dhe mbeten investim i madh nga Serbia.

Të dhënat publike për udhëzimet nga BIA për personin që u arrestua këto ditë, dëshmojnë atë që kam besuar çdoherë:

• Serbia po investon shumë për të thelluar përçarjen brenda shqiptarëve!

P. S

Punë e shkëlqyeshme e sektorit të sigurisë dhe Prokurorisë 🤝

Kujtojmë, se Hysri Selimi, është arrestuar më 6 maj nga autoritetet e Kosovës, dhe është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) nën dyshimet për spiunazh dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë me Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat