Lladrovci: Kandidati të cilin e votova pres të jetë avokat i çështjes kombëtare

Aktuale

Lladrovci: Kandidati të cilin e votova pres të jetë avokat i çështjes kombëtare

Më: 11 maj 2025 Në ora: 13:28
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në Shqipëri, pasi posedon edhe pasaportën shqiptare.

Pas hedhjes së votës në kuti, ai bëri një postim në Facebook me anë të të cilit bëri të ditur se nga kandidati të cilin e ka votuat, pret të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë.

“Deputetët ashtu edhe drejtuesit ekzekutiv të shtetit e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë.

Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!”, tha Lladrovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat