Ramadani: Bota ruse kontrollon Serbinë – Vizita e Vuçiq në Moskë dëshmon synimet destabilizuese në Ballkan

Aktuale

Ramadani: Bota ruse kontrollon Serbinë – Vizita e Vuçiq në Moskë dëshmon synimet destabilizuese në Ballkan

Nga: A.SH Më: 12 maj 2025 Në ora: 14:38
Foto nga takimi

Ish-shefi i AKI-së , BurimRamadani ka reaguar pas vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Moskë, duke e cilësuar këtë veprim si një dëshmi të qartë të përfshirjes së Serbisë në orbitën e "Botës Ruse".

“Nuk ka më asnjë dilemë për orientimin që autoritari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka: ai është pjesë e Botës Ruse”, ka deklaruar Ramadani.

Ai ka theksuar se Serbia, përmes këtij afrim me Rusinë, po vazhdon synimet e saj për destabilizim të qëllimshëm të rajonit të Ballkanit.

Sipas Ramadanit, vizitat e shpeshta në Moskë, retorika nacionaliste dhe lidhjet ushtarake e ekonomike me Rusinë, tregojnë një rrugë të qartë që ka për qëllim prishjen e stabilitetit në rajon, në dëm të paqes dhe integrimit euroatlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Postimi:

Bota Ruse kontrollon Serbinë

Ramadani - Vuçiq në Moskë, Serbia vazhdon synimet për destabilizim të Ballkanit.

Tashmë, askush nuk duhet të ketë dilemë për orientimin që autoritari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka: Bota Ruse.

Bota Ruse e kontrollon Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat