Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty

Aktuale

Haradinaj për takimin e krerëve të partive me Osmanin: Nëse ka vullnet, zgjidhja do të dalë prej aty

Më: 13 maj 2025 Në ora: 21:56
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sonte në emisionin “Rubikon”  ka folur në lidhje me takimin e krerëve të parive politike, me presidenten Vjosa Osmani.

Ai është shprehur se nëse ka vullnet, nga ai takim do të dalë një zgjidhje.

“Partitë politike tashmë e kanë në tavolinë një ftesë prej presidentes, shpresoj që do të gjejnë një mirëkuptim”.

“Unë e di që juridikisht ajo nuk ka rol në këtë temë, por mjaftueshëm është që liderët të jenë në një tavolinë me Presidenten dhe besoj që nëse kanë vullnet, aty do të shihet që zgjidhja do të dalë prej aty”, është shprehur ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat