Familja e Haki Imerit kanë reaguar ndaj deputetit të LDK-së, Anton Quni.
Përmes një shkrimi në Facebook, ata ia kujtojnë Qunit deklaratën e 10 majit 2017, gjersa e pyesin tani nëse i ka qëndruar fjalës së tij.
Sipas tyre, ai është zëri i Ahmet Krasniqit, Tahir Zemajt, Agim Ramadanit e Salih Cekajt me djalë e kushëri…- Haklajt, Tolajt etj.
“A jeni ju zëri i tyre? A i kërkoni drejtësi në emër të tyre? Kur në zyrën tuaj vijnë ata që kërkojnë heshtje, a u thoni: Drejtësia nuk negociohet? Sepse nëse nuk keni guxim ta thoni, fjalët tuaja të 2017-ës bien në ujë. Ju bëheni fasadë, e atyre qe drejtesine e kane hale ne sy .. Si të tjerët.. Njëherë opozitë, pastaj kompromis dhe heshtje. Ne ende shpresojmë. Shpresojmë që në zyrën tuaj nuk sundon frika. Por vullneti për drejtësi”, thuhet në reagimin e tyre.
Shkrimi i plotë:
Z. Anton Quni,
-Më 10 maj 2017, thatë me vendosmëri në Kuvend:
“Z. Thaçi, z. Veseli, ju jeni arsyeja pse më detyroni të qëndroj ende në Parlament… Do të shihemi në finale. Do të qëndroj deri t’ju shoh prapa grilave, aty e keni vendin.”
-Fjalë të rënda. Të drejta. Te verteten e tregon koha.
-Por tani shtrohet pyetja: A i qëndruat fjalës?
-A patët guxim ta vazhdoni rrugën e drejtësisë përtej sallës së Kuvendit?
-Ne nuk e dimë nëse keni dëshmuar në Hagë.
-Deklaratat tuaja i kemi lexuar, dhe dëgjuar..
-Por nuk i kemi parë frytet..
-Nëse keni prova, duhej të ishin dorëzuar.
-Nëse jo, mbeteni si të tjerët që folën fort, por nuk dëshmuan kurrë.
-Ne nuk e dimë nëse përkrahja juaj ndaj drejtësisë u konkretizua me bashkëpunim me Dhomat e Specializuara.
-Apo mbeti vetëm retorikë parlamentare.
-Ajo që dimë është kjo:
-Keni pritur në zyrat e LDK-së individë që sot kërkojnë heshtje, te viktimave jo drejtësi per ato.
-Kjo nuk është vetëm hipokrizi.
-Është poshtërim padrejtesi për viktimat.
-Është fyerje për flamurin e Rugovës, që u dogj në mes të Prishtinës.
-LDK nuk guxon të bëhet strehë e atyre që pengojnë drejtësinë.
-Por “Rruga e Re” e Edi Ramës brenda LDK-së po e tjetërson të vërtetën, para jush andaj edhe renia Partise do te vazhdoj..
-Po e shtypin të drejtën e viktimave që kërkojnë drejtësi.
-Dhomat e Specializuara janë produkt i Kuvendit Kosoves .
-Nuk janë lojë ndërkombëtare.
-Siç përpiqen ta paraqesin telallët e krimit.
-Çdo përpjekje për ta delegjitimuar këtë gjykatë është ndihmë për -Prokurorinë, ata qe ishin ne zyrat tuaja kete nuk e kuptojne por ju e dini, e kuptoni ..
-Është vetëakuzë.
-Është frikë, fajësi..
-Z. Quni, ju i keni njohur viktimat e vrasjeve politike ndoshta jo te gjithe ..
-I keni njohur bashkëluftëtarët e vrarë?!
- Ministrin :Ahmet Krasniqi ,Tahir Zemaj Agim Ramadanin e Salih Cekaj me djalë e kushëri..
-Haklaj. Tolaj. etj
-A jeni ju zëri i tyre?
-A i kërkoni drejtësi në emër të tyre?
-Kur në zyrën tuaj vijnë ata që kërkojnë heshtje, a u thoni: Drejtësia nuk negociohet?
-Sepse nëse nuk keni guxim ta thoni, fjalët tuaja të 2017-ës bien në ujë.
-Ju bëheni fasadë, e atyre qe drejtesine e kane hale ne sy ..
-Si të tjerët..
-Njëherë opozitë, pastaj kompromis dhe heshtje.
-Ne ende shpresojmë.
-Shpresojmë që në zyrën tuaj nuk sundon frika.
-Por vullneti për drejtësi.
-Ju thatë se do të qëndroni në politikë derisa drejtësia të ndodhë.
-Derisa fajtorët të ndëshkohen.
-Nëse ende e besoni këtë, do ta dëshmon koha..
-Në Hagë nuk po gjykohet UÇK-ja.
-Po përballen individë.
-Të dyshuar për krime pas lufte.
-Për vrasje politike.
-Për zhdukje të zërave nga vetë radhët e UÇK-së.
-Kjo nuk është aktakuzë ndaj çlirimit.
-Është ndaj atyre që e privatizuan çlirimin për pushtet.
-Nëse jeni ushtarak dhe politikan me ndërgjegje, tani është koha ta mbani fjalën.
-Drejtësia nuk ka nevojë për fjalë të mëdha.
-Ka nevojë për zë kur të gjithë heshtin.
-Në hetime. Në gjykata. Para historisë.