Krasniqi: Jemi në situatën e njëjtë, problemi është politik

Aktuale

Krasniqi: Jemi në situatën e njëjtë, problemi është politik

Më: 15 maj 2025 Në ora: 15:07
Memli krasniqi

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, pas takimit të krerëve politik me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se situata vazhdon të jetë e njëjtë dhe se problemi është politik.

“Më shumë se problem juridik, kemi problem politik. Kjo krizë nuk është procedurale por politike dhe do të duhej të kishte zgjidhje politike. Por nëse vazhdon kjo qasje autoritare pa e pasur shumicën parlamentare, atëherë e kemi obligim që të bëjmë çmos për zgjidhje”, ka thënë ai.

“Ishte një diskutim brenda pozicioneve që i di opinioni publik. Në emër të PDK-së i kërkova edhe një herë kryetarit të LVV-së, Albin Kurti të vjen me një propozim tjetër, e që ka mjaft në grupin e tij parlamentar që marrin shumicën parlamentare. Një gjë e tillë s’besoj që do të ndodhë. Jemi fatkeqësisht pothuajse në situatën e njëjtë”, ka thënë ai.

Ai e ka quajtur takimin si një hap shtesë edhe nga ana e presidentes në mënyrë që të gjendet rrugëdalja.

Krasniqi ka thënë se ka kërkuar nga presidentja Osmani, që të garantohet funksionimi kushtetues i institucioneve nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese.

“Në një moment kur ta vlerëson, e që besoj që ai është afër, presidentja t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me pyetje kushtetuese, të cilat në të kaluarën s’i ka pranuar gjykata. Por sipas praktikave të Komisionit të Venecias, në raste tepër të rëndësishme ka përjashtime nga precedenti”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat