“Pritje shumë e rezultate hiç!”, gazetari i medias gjermane ka disa fjalë për takimin e Osmanit me liderët politikë

Aktuale

“Pritje shumë e rezultate hiç!”, gazetari i medias gjermane ka disa fjalë për takimin e Osmanit me liderët politikë

Nga: A.M. Më: 15 maj 2025 Në ora: 19:03
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, takon liderët e partive politike. 15 Maj 2025.

Gazetari i medias gjermane, Deustche Welle, Bahri Cani, ka komentuar takimin e president Vjosa Osmani me krerët e partive politike.

Në një postim në Facebook, Cani përmbledhi zhvillimet e fundit, derisa përmendi rreziqet që Kosovës i kanosen nga kjo bllokadë.

Ai tha se ky takim kishte pritshmëri, por që nuk dha rezultatet aspak

“Pritje shumë e rezultate hiç!” – shkroi Cani, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Pritje shumë e rezultate hiç!

Nuk ka kurfarë marrëveshje mes liderëve as pas takimit të parë tek presidentja. Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu, tha pas takimit se atmosfera në takim s’ka qenë e tensionuar dhe se tek liderët ‘’vullnet ka’’. Por “tymi i bardhë do të dalë vetëm kur kemi konstituim të Kuvendit, e partitë akoma nuk jemi në atë pikë. Ka vetëm disponim minimal”.

Në këtë takim është biseduar për konstituimin e Kuvendit e jo për qeveri apo zgjedhje të reja.

Sa i përket zgjedhjeve, edhe nëse partitë pajtohen që të shkojnë në zgjedhje, fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi, ndaj patjetër duhet të tejkalohet gjendja.

Presidentja paralajmëroi se Kosova po rrezikon të humbë 900 milionë euro grante nga BE. Por zgjidhje akoma nuk ka.

Pas takimit me liderët e subjekteve shqiptare janë deklaruar Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj, por jo edhe Kurti. Sipas Abdixhikut, Kurti ka thënë se nuk ka kurfarë urgjence për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit dhe se kjo është më shumë çështje e mediave sesa e popullit.

Nëse vërtet ky citat është i sakt nuk mund të thuhet, por liderët e partive të tjera janë të bindura se LVV nuk ka hequr dorë nga kandidatura e deritanishme e Albulena Haxhiut për kryetare.

Por kjo do të shihet pasnesër kur vazhdon sesioni i 17 i seancës konstitutive të Kuvendit. Seanca e sotme ka dështuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat