Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Aktuale

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Më: 15 maj 2025 Në ora: 22:15
Politologu, Albinot Maloku

Politologu, Albinot Maloku duke komentuar krizën e konstituimit të Kuvendit që të enjten dështoi për të 16-të herë, ka thënë se me këtë po jepet mesazh jo i mirë edhe ndaj aleatëve.

Maloku në emisionin “Këndi i Debatit” ka thënë se pritjet e aleatëve kanë qenë që udhëheqësit politik t’i qojnë vetë përpara disa procese.

“Është një imazh jo i mirë sidomos ndaj miqve ndërkombëtar që kanë prit në vazhdimësi dhe kanë qenë mbështes të Kosovës që moment të caktuar në vend të mos ketë ndërkombtarokraci por të ketë pastërdemokraci dhe të ecët përpara ku vendorët vendosin dhe i shtynë gjërat me maturinë e vet”, ka thënë Maloku.

Të enjten presidentja Vjosa Osmani ka takuar në një takim të përbashkët krerët e parive politike parlamentare shqiptare dhe më pas edhe të komuniteteve joshumicë.

Nga takimi i parë nuk është se doli ndonjë propozim për t’i dhënë fund krizës. Osmani ka paralajmëruar takime të tjera dhe atë në formatin veç e veç me krerët e partive.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat