Bllokada e Kuvendit, gazetari i medias gjermane me kritika të mëdha për deputetët - ka një mesazh për qytetarët

Aktuale

Bllokada e Kuvendit, gazetari i medias gjermane me kritika të mëdha për deputetët - ka një mesazh për qytetarët

Nga: A.M. Më: 18 maj 2025 Në ora: 09:29
Kuvendi i Kosovës

Dje, për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës, dështoi konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt.

E për këtë, ka reauar gazetari i medias gjermane, DeustcheWelle, Bahri Cani.

Ai u tregua kritik me deputetët e Kuvendit, derisa tha se nuk po sheh që ka vullnet politik për zgjidhje nga asnjëra palë.

“Ndoshta ata nuk e kanë gajle, por populli duhet të shikojë me shumë vëmendje se çfarë po ndodhë, sepse ndoshta së shpejti duhet të votojë prapë!” – shkroi Cani në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Kam harruar krejt t'ju them, por besoj se e dini: Dje deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar edhe një herë, për të 17-tën me radhë, në përpjekjet për zgjedhjen e kryetares apo kryetarit.

Pooor tani ka një propozim të ri: që seancat të mbahen jo çdo 48 orë siç e parasheh vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por çdo javë!

Nuk e di a po ju vjen turp (nëse kanë turp) që çdo dy ditë po paraqiten para popullit, po rrinë ulur nga 3-4 minuta në Kuvend, po dështojnë, po diskreditohen para popullit me deklarata të njëjta qe 17 herë dhe po ikin. Apo janë lodhur nga ardhja në Kuvend çdo 48 orë dhe tani duan të vijnë pak më rrallë.

Veç nuk e di cila është zgjidhja nëse seancat mbahen çdo shtatë ditë, sepse thjesht nuk po shoh që ka vullnet politik për zgjidhje nga asnjëra palë.

Nuk e di a e kanë kuptuar këta të zgjedhurit e popullit që janë zgjedhur për të zgjidhur problemet e shumta në vend, a e dinë që Kosova është vendi i izoluar, a e dinë se vendi po rrezikon humbjen e qindra miliona eurove nga fondet ndërkombëtare, se çmimet po rriten dhe se institucionet nuk po funksionojnë si duhet, se qeveria është vetëm në detyrë, se të rinjtë po largohen e ekonomisë po i shtohen problemet, se, se, se...

Ndoshta ata nuk e kanë gajle, por populli duhet të shikojë me shumë vëmendje se çfarë po ndodhë, sepse ndoshta së shpejti duhet të votojë prapë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat