Ambasadorja amerikane në detyrë shkon në veri, ka një mesazh për qeverinë

Aktuale

Ambasadorja amerikane në detyrë shkon në veri, ka një mesazh për qeverinë

Më: 19 maj 2025 Në ora: 15:18
Foto nga takimi

Në dritën e disa tensioneve të reja në veri të vendit pas mbyllje së disa zyreve të strukturave paralele serbe, e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, qëndroi në veri ku u takua me politikanë lokalë atje.

“Është përgjegjësi e Qeverisë së Kosovës që të sigurojë se qytetarët e vet mund të jetojnë në mënyrë paqësore”, shkroi ambasada amerikane në një njoftim për media.

Kujtojmë, se qeveria e Kosovës ditë e fundit ka mbyllur disa qendra ilegale serbe në veri, territor të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat