Sadik Zeqiri rrëfeu kujtime të luftës gjatë kohës sa ishte në burgun e Dubravës.
Zeqiri si i mbijetuar i masakrës së këtij vendi, tregoi vuajtjet që ai dhe shumë të burgosur tjerë i përjetuan nga miliantët serb.
Dhuna e ushtruar ndaj tyre, sipas tij nuk i ndan asnjë prej atyre që mbanin uniformen serbe.
“Kemi përjetuar rrahje masive çdo ditë, çdo mëngjes e çdo drekë. Gardianët na kanë rrahur të gjithë. Nuk ka të pafajshëm në burgun e Dubravës, ata të cilët kanë pasur uniforma si gardianë, policisë e ushtrisë serbe“, tha ai.
E vështirësitë për të dal nga ai vend, e tregoi në detaje.
“Më datën 19-të, më pas është godit edhe pavioni jonë, mu në mes të burgut dhe është godit dhoma 31, ku e kanë gjetur vdekjen tre të burgosur dhe janë plagosur diku 16 tjerë. Gardianët tonë kanë ik, ne i kemi parë e në veç këqyrshim se nuk e dinim çka po ndodh. Kemi fillu me ato çka i kemi pas në dhomë, shtretërit i kemi çmontu dhe e goditnin derën. E kemi thy derën dhe kemi dal jashtë, ndërkohë që kanë ardhur të burgosurit tjerë me mjete tjera e i kanë çel dyert“.