Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Aktuale

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Më: 21 maj 2025 Në ora: 09:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në rezidencën e tij në Lugano ish-presidentin e Republikës së Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, së bashku me familjen e tij.

Pacolli e ka cilësuar këtë vizitë si një nder dhe privilegj.

I nderuar dhe i privilegjuar nga vizita e ish-presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, z. Jacob Zuma, së bashku me familjen e tij, në shtëpinë time në Lugano.

Një takim i ngrohtë dhe i paharrueshëm që forcon lidhjet miqësore dhe respektin e ndërsjellë”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat