Tentativat për konstituimin e Kuvendit, Zemaj: Kjo është demagogji dhe popullizëm nga LVV për të shpërlarë vetveten

Aktuale

Tentativat për konstituimin e Kuvendit, Zemaj: Kjo është demagogji dhe popullizëm nga LVV për të shpërlarë vetveten

Më: 21 maj 2025 Në ora: 11:03
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se këto tentime për konstituimin e Kuvendit janë vetëm lojë fjalësh dhe të dëmshme për procesin.

Ai para mediave tha se LVV po bën demagogji dhe popullizëm për të shpërlarë vetveten, se sa për të bërë zgjidhje.

“Këto loja fjalësh janë të dëmshme për procesin… Më shumë është demagogji, është popullizëm për të shpërlarë vetveten se sa për të bërë zgjidhjen.

Nëse janë 61 deputetë e janë të gatshëm ta zgjedhin kandidaten për kryetare që e kanë propozuar atëherë mund të ndodh”, ka thënë Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat