Hoxha takon të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë

Aktuale

Hoxha takon të ngarkuarën me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë

Më: 21 maj 2025 Në ora: 17:32
Foto nga takimi

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha të mërkurën ka takuar të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit, në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me situatën e sigurisë së përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe tema të ndryshme në interes të organizatës policore.

Hoxha ndër të tjera thuhet se ka theksuar që Policia e Kosovës bazuar në detyrat, misionin dhe vizionin e saj po përmbush me sukses objektivat e saja strategjike, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues dhe shërbimit ndaj të gjithë qytetarëve në nivel vendi.

“Dy palët diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, si dhe rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve me qëllim që ata dhe komunitetet e tyre të mbahen të sigurta në mënyrë efektive. Drejtori Hoxha shprehu gatishmërinë për të avancuar më tej bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët”, bëhet e ditur në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat