Ish-drejtori i RTK-së, Mentor Shala, ka rikthyer në vëmendje momentin shumë viral, kur 10 vjet më parë, Kadri Veseli i kishte mbyllur syrin gazetarit të këtij mediumi, gjatë një interviste.
Duke folur për prapaskenat e këtij momenti, Shala tha se Veseli kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
“Z.Veseli nuk është ndier mirë në studio atë ditë, ka pasur problem me frymëmarrjen në ato momente, gazetari nuk e ka vrejtë.
Ka tentu me ja bë me shenjë disa herë se nuk po mundem pastaj është ndërpre dhe pas disa minutash ka vazhdu prapë”, ka thënë Shala.