Hamza takon ambasadorin britanik, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

Aktuale

Hamza takon ambasadorin britanik, flasin për nevojën e krijimit të institucioneve të reja

Më: 22 maj 2025 Në ora: 12:36
Pamje nga takimi

Kryetari i Mitrovicës dhe ish- kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, është takuar sot me ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves.

Me të biseduan rreth nevojës për krijimin e institucioneve të reja.

Njoftimi i Hamzës në facebook:

”Sot e prita ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves, me të cilën bisedova për nevojën e krijimit të institucioneve të reja në nivelin qendror dhe për zhvillimet politike në vendin tonë.

Britania e Madhe është partnere strategjike e Kosovës dhe i jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të saj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat