“Strukturat e shtetit paralel duhet të zhduken...”/Ramabaja: Deklarata që irritoi Petar Petkoviqin dhe Baton Haxhiun

Aktuale

“Strukturat e shtetit paralel duhet të zhduken...”/Ramabaja: Deklarata që irritoi Petar Petkoviqin dhe Baton Haxhiun

Nga: A.SH Më: 22 maj 2025 Në ora: 12:53
Petar Petkoviqi/Baton Haxhiu

Deklaratat e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, dhënë në emisionin Rubikon, kanë ndezur debat. Rohde u shpreh qartë se “struktura parashtetërore në veri dhe përdorimi i dy valutave janë anomali që duhet të marrin fund”.

Analisti Sadri Ramabaja, thotë se kjo deklaratë nuk i pëlqeu Bton Haxhiut dhe Petar Petkoviqit.

Sipas tij, reagimet e tilla dëshmojnë se diplomacia gjermane, megjithë tonin e saj të kujdesshëm, kur thotë të vërteta të qarta, ngjall panik te ata që janë mësuar me status quo-në e strukturave paralele.

Reagimi në Facebook:

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, në Rubikon:

"...Strukturat parashtetërore, strukturat e shtetit paralel duhet të zhduken. Fakti që në veri përdoren dy valuta është një anomali..."

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq: “Në fund, Rohde e tha atë që e ka mbështetur gjatë gjithë kohës. Tani është konfirmuar publikisht kush qëndron pas Kurtit në mbylljen e institucioneve serbe, ndalimin e dinarit dhe mohimin e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe Metohi! Shkelje brutale e të drejtës ndërkombëtare dhe Rezolutës 1244!”

Baton Haxhiu në Pressing reagon plot irritim kur udhëheqësi i emisionit tenton ta lexoj një pjesë të deklaratës së ambasadorit: "Një ambasador pa peshë, pa diskurs... mos ma përmend atë ambasador. Po shpresoj që Merz na dërgon një ambasador tjetër..."

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat