Kallas: BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

Aktuale

Kallas: BE ka nisur t’i heq masat ndaj Kosovës

Më: 22 maj 2025 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në një konferencë shtypi në Prishtinë, ka thënë BE-ja se kanë nisur t’i heq masat ndaj Kosovës.

Kallas ka thënë se heqja e masave të aplikuara para dy vitesh, po bëhet gradualisht

Ajo ka thënë se ajo personalisht ka qenë e angazhuar që t’i bind vendet anëtare të BE-së që t’i heqin masat ndaj Kosovës.

“…por disa po thonë që Kosova duhet të respektoj marrëveshjet dhe eskalimi në veri është në kundërshtim me këtë. Prandaj kjo është një çështje e ndërlikuar… Dëshirojmë të shohim de eskalimin në veri”, tha Kallas.

Shefja e diplomacisë evropiane u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend.

Kallas tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Kosovën, por liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës.

“Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kallas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat