Koci: BE pa SHBA-në nuk ka mundur të zgjidhë çështjet e Ballkanit Perëndimor

Aktuale

Koci: BE pa SHBA-në nuk ka mundur të zgjidhë çështjet e Ballkanit Perëndimor

Më: 22 maj 2025 Në ora: 19:23
Melazim Koci

Melazim Koci, politikolog, foli për vizitën e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e të Sigurisë, Kaja Kallas, në Kosovë, si dhe për mesazhet e saj dërguar politikës kosovare, por edhe asaj serbe. Koci përmendi qasjen e SHBA-së ndaj planit franko-gjerman, teksa shtoi se Ballkani Perëndimor nuk është në listën e prioriteteve, sikurse që janë Ukraina, Lindja e Mesme, etj.

Koci tha se tani po theksohet zbatimi i planit franko-gjerman, gjë që, sipas tij, deri më tani nuk është theksuar zëshëm. Megjithatë, ai u shpreh paksa sketpik për realizimin e këtij plani, ngase, shtoi ai, nuk qëndron lart në listën e prioriteteve në politikën e jashtme të SHBA-së.

“Mund të jetë qëndrim unik i BE-së, por në këta tre muaj nuk kemi parë, as dëgjuar asnjë deklarim të SHBA-së për planin franko-gjerman, por edhe rreth Ballkanit në përgjithësi. Është një heshtje totale rreth çështjes së Ballkanit Perëndimor”, tha Koci në “InfoPlus, në RTK.

Ai theksoi se nuk qëndron çështjet që rendojnë Ballkanin Perëndimor nuk qëndrojnë lart në listën e prioriteteve të politikës së jashtme të SHBA-së, sikurse është Ukraina, apo Lindja e Mesme.

Koci vuri në dukje se BE-ja, pa ndihmën e SHBA-së, nuk ka qenë në gjendje të zgjidhë problemet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa vlerëson këtë si hendikep sa i përket raportit Prishtinë-Bruksel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat