Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli ka takuar kongresisten republikane Marjorie Taylor Greene.
Në një postim në X të Ambasadës së Kosovës në SHBA thuhet se takimi riaformoi angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve unike.
“Ambasadori lirDugolli u takua me Kongresmenen republikane Marjorie Taylor Greene… diskutim produktiv mbi avancimin e partneritetit Kosovë-ShBA.
Takimi riafirmoi angazhimin tonë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve tona unike”, thuhet në postim.
Kongresistja amerikane, republikania Greene është bashkëpunëtore e afërt e presidentit amerikan, Donald Trump.