“Klani Pronto, Shik-u dhe Ndërmarrja Kriminale” – Çfarë po paralajmëron Gazmend Halilaj?

Aktuale

“Klani Pronto, Shik-u dhe Ndërmarrja Kriminale” – Çfarë po paralajmëron Gazmend Halilaj?

Nga: Bota sot Më: 23 maj 2025 Në ora: 22:32
Gazmend Halilaj

Pasi u bë pjesë e partisë “Guxo”, avokati Gazmend Halilaj ka zbuluar se një “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, pa përmendur emra, i ka ofruar përfitime.
Megjithatë, Halilaj ka refuzuar çdo ofertë të tillë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku njofton se kundër tij ka nisur një fushatë e egër që zgjat prej shumë vitesh.

Ai fton të vazhdojë betejën kundër kësaj strukture, të cilën e lidh me “Klani Pronto” dhe “Shiku”.

Gjithashtu, paralajmëron se do të zbulojë më shumë detaje në ditët në vijim.

Postimi i plotë:

Miq: Ndërmarrja e përbashket kriminale, para se t’ ma hedh në qafë Prokurorinë dhe Mediat, me kishte ofruar çdo lloj benificioni. Duke mendue qe mund t’ me ndal. Pasi i refuzova çdo gjë, nisi fushatën e eger për shumë vite. E unë e ftoj të vazhdojmë betejën.

Ndermarrja e përbashket Kriminale, Klani Pronto dhe Shiku, për mua … janë më pak se Lecka…. U kallxoj në ditët në vijim….

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat