Thirrjet “Uaa shqiptarë”, Musliu: Rinia serbe në veri po keqpërdoret për propagandë nacionaliste - ja kush qëndron prapa kësaj!

Aktuale

Thirrjet “Uaa shqiptarë”, Musliu: Rinia serbe në veri po keqpërdoret për propagandë nacionaliste - ja kush qëndron prapa kësaj!

Nga: A.SH Më: 24 maj 2025 Në ora: 10:36
Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka reaguar ndaj thirrjeve nacionaliste të dëgjuara në Mitrovicën e Veriut, duke theksuar se strukturat ilegale të Serbisë, të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, po instrumentalizojnë të rinjtë për qëllime politike.

Sipas tij, thirrje si “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Uaa shqiptarë” nuk janë pjesë e një feste, por provokime dhe përpjekje për frikësim të shqiptarëve. Ai kërkon nga institucionet e Kosovës ndalimin e këtij normalizimi të urrejtjes.

Postimi i plotë:

Serbia përmes strukturave të saj ilegale në veri, të dirigjuara nga terroristi Radojqiq po i edukon të rinjtë me urrejtje dhe nacionalizëm të verbër!

Kur në mes të qytetit dëgjohen thirrje si:

“Kosova është zemra e Serbisë”,

“Vidovdani”

“Uaa shqiptarë”,

“Oj Kosovë, zemra e Milloshit”,

kjo nuk është festë por provokim.

Është mesazh frikësimi për shqiptarët që jetojnë aty dhe për secilin që beson në bashkëjetesë dhe paqe.

Pra, një instrumentalizim i rinisë në funksion të një agjende të rrezikshme politike nga Beogradi.

Institucionet tona duhet të ndalojnë këtë normalizim të urrejtjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat