Reagon Kurti për ndalimin e Agushollit: Serbia e dëshmoi se nuk do e as synon marrëdhënie fqinjësore

Aktuale

Reagon Kurti për ndalimin e Agushollit: Serbia e dëshmoi se nuk do e as synon marrëdhënie fqinjësore

Nga: H.O. Më: 26 maj 2025 Në ora: 21:42
Albin Kurti/ Gramos Agusholli

Kryeministri Albin Kurti në një postim të tij në facebook ka reaguar pas ndalimit të ish deputetit Gramos Agusholli nga autoritetet serbe.

Kurti shkruan se Serbia e ka dëshmuar se nuk do marrëdhënie të mira fqinjësore.

Ai madje ka përgëzuar institucionet për reagimin e shpejtë.

Postimi i plotë:

Serbia nuk lëshon rast për ta dëshmuar se nuk do e as synon marrëdhënie normale e fqinjësore. Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Përgëzoj institucionet tona dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm. Gramosit i dëshiroj qëndrim të mbarë në Lubjanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat