Quni: Nesër skenare të njëjta në seancë, me VV-në nuk preferojmë të kemi qeveri

Aktuale

Quni: Nesër skenare të njëjta në seancë, me VV-në nuk preferojmë të kemi qeveri

Më: 28 maj 2025 Në ora: 18:52
Anton Quni

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka deklaruar se pret që edhe nesër të ketë konstituim të Kuvendit të Kosovës, që i bie të jetë seanca e 23-të që mbledh legjislaturën e nëntë për të vazhduar me hapat tutje pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Ai ka theksuar se do të ketë ripërsëritje të çështjeve të seancave të kaluara, duke mos u votuar propozimi për kryetar të Kuvendit si dhe për mos u bërë konstituimi.

“Nuk presim gjë, për derisa nuk ka asgjë të re, asnjë risi, në marrëdhëniet ndërpartiake bisedimet e tjera marrëveshjet paraprake.

Unë besoj se edhe nesër do të jetë një ripërsëritje se skenareve të seancave të kaluara”, ka thënë Quni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat