Ngrirja e programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) nga administrata amerikane ka pasur ndikim të madh në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Kështu u tha panelin “Llogaridhënia politike dhe teknologjitë e reja”, që po mbahet në kuadër të konferencës rajonale POINT 13, në Sarajevë.
Toshe Zafirov nga Rrjeti i Zhvillimit të Shoqërisë Civile në Ballkan, tha se në shoqërinë civile në rajon ka disa trende negative viteve të fundit.
Sipas tij, ngrirja e fondeve nga ShBA-ja në Ballkanin Perëndimor, ka prekur edhe OJQ-të, derisa ndikimi më i madh ka qenë në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Shqipëri, ndërkaq sa i përket Kosovës, ai shtoi se s’ka të dhëna të sakta.
“Ka kohë që rrjeti i shoqërisë civile të Ballkanit po monitoron shoqërinë civile dhe vërejtëm disa trende negative në të kaluarën dhe viteve të fundit. Një nga to është ajo që ndodhi në fillim të vitit 2025, ngrirja e programeve nga SHBA në Ballkanin Perëndimor. Vendet më të ndikuara [nga ky vendim] ishin Serbia, Bosnia dhe Herzegovina dhe Shqipëria. Ne kemi ë dhënat të fokusuara në Serbi. Sipas të dhënave të publikuara nga USAID, shuma që USAID shkëputi – sidomos në Serbi – ishin mbi 53 milionë dollarë...Maqedonia e Veriut nuk është shumë e ndikuar por ka shumë programe që janë të rëndësishme për vendin, si lufta kundër korrupsionit, e cila gjithashtu është ngrirë, nëse ka këtu kolegë nga Maqedonia e Veriut mund të më korrigjoni por më duket se ishte shkëputur një shumë prej më shumë se 4 milionë eurosh dhe vendi më pak i ndikuar ishte Mali i Zi Lindor për shkak se programi USAID nuk është i zhvilluar atje, është një bashkëpunim dypalësh”, tha ai.
Rëndësinë e fondeve të USAID-it për Ballkanin Perëndimor e potencoi edhe Igor Blazeviç nga Qendra për Shoqërinë Civile në Pragë. Megjithatë, ai tha në realiteti i sotëm gjeopolitik nuk ka të bëjë vetëm me funksionimin e shoqërisë civile por edhe demokracinë dhe paqen.
“Nuk ka të bëjë vetëm me shoqërinë civile, bëhet fjalë për demokracinë, bëhet fjalë për Evropën, bëhet fjalë për paqen. Nëse doni të flisni për rendin e botës, tani nuk jemi në një rend, jemi plotësisht pa rend, pra është shumë më e thellë se vetëm shoqëria civile. Gjithashtu, nuk është për USAID, në një mënyre ne do të flasim për të dhe të gjithë jemi të shqetësuar, por nuk është me rëndësi. USAID është një thirrje zgjimi për të gjithë neve – unë kam studiuar filozofi – nga gjumi dogmatik, që ne si një shoqëri civile kemi për mjaft ca kohë, pas mungesës së aktivitetit, pas teorive të ndryshimit të viteve të 90-ta...Së pari, siç përmendët është një gjeopolitikë komplet ndryshe. Sot autokratët ndihmojnë autokratët tjerë, demokracia nuk ndihmon. Institucionet ndërkombëtare nuk funksionojnë më, ata pretendojnë se punojnë për interes personal, por nuk punojnë”, theksoi ai.
Me të marrë detyrën në janar të vitit 2025, presidenti amerikan, Donald Trump ka mbyllur Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), duke eliminuar shumicën dërrmuese të programeve të agjencisë, ndërkohë që pjesa e mbetur do kalojnë në varësi të Departamentit të Shtetit.