“E vërteta që më çliroi” – Ramadan Nishori rrëfen si e fitoi betejën me heshtjen dhe traumën

Aktuale

“E vërteta që më çliroi” – Ramadan Nishori rrëfen si e fitoi betejën me heshtjen dhe traumën

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 12:23
Foto nga vendi i ngjarjes

I mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe burri i parë i cili publikisht ka folur për dhunimin, Ramadan Nishori tregoi për betejën që e ka pasur me vetën për të marrë shërbime psiko-sociale por edhe për të ndarë me familjen tmerrin që ka përjetuar, raporton KosovaPress.

Ai foli para shumë pjesëmarrësve në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili po mbahet në Prishtinë.

"Para se të shkoja në organizatë kam menduar t'i bëjë keq edhe vetës. Por ndërkohë duke marrë pjesë në seanca, vija duke e marrë vetën, e ndjeja vetën për çdo ditë më përkrahës dhe më i çliruar. Dhe pas disa vitesh, filluam me marrë pjesë edhe në seanca grupore me të mbijetuar tjerë dhe fillova çdo herë edhe me marrë forcë më shumë. Por forca shumë e madhe është kur i kam treguar bashkëshortes së pari.

Para se t'i tregoja bashkëshortes, se tek ne të mbijetuarit sidomos mbrëmja është shumë e vështirë, se në mbrëmje të vjen si ngufatje, ikja në gjysmë të natës ikja prej shtëpisë dhe qaja. Dhe kur i kam treguar bashkëshortes e hoqa edhe atë barrë shumë të rëndë", u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat