“Aq poshtë kanë ra, sa...”/Reagon ashpër deputeti Basha ndaj atyre që po kritikojnë Saranda Bogujevcin

Aktuale

“Aq poshtë kanë ra, sa...”/Reagon ashpër deputeti Basha ndaj atyre që po kritikojnë Saranda Bogujevcin

Nga: A.SH Më: 3 qershor 2025 Në ora: 16:44
Dimal Basha

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj zërave që po kritikojnë Saranda Bogujevcin për dëmshpërblimin që ajo ka marrë nga Serbia për krimet e kryera ndaj familjes së saj gjatë luftës.

Sipas Bashës, debati për krimet e luftës po shmanget qëllimisht, dhe në vend që të kërkohet drejtësi nga agresori, viktimat po sulmohen publikisht.

“Edhe Serbia ka frikë me hap këtë debat – sepse e di për krimet që i ka bërë – por ja që langarecat, në vend që ta gjykojnë Serbinë, i akuzojnë dhe i ofendojnë viktimat e luftës,” shkroi Basha.

Postimi i plotë:

Edhe Serbia ka frikë me hap këtë debat - sepse e di për krimet që i ka bë - por ja që LANGARECAT në vend që ta gjykojnë Serbinë, i akuzojnë dhe i ofendojnë viktimat e luftës!

Tash kanë fillu me ofendu pse Saranda ka marr dëmshpërblim nga Serbia, për krimet ndaj familjes së saj!

Normal që Serbia duhet me pagu dëmin, dhe SHTETI jonë e ka betejë tash e 20 vite që Serbia t’i paguaj të gjitha dëmet e luftës!

Aq poshtë kanë ra, sa që nuk e di njeri kujt janë ka i shërbejnë me këto tema! Në vend që ta gjykojnë Serbinë, po kërkojnë t’i vënë viktimat në bankën e të akuzuarve!

Tmerr!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat