“Pse s’po e bëni? – Bllokuesi dhe ai që e ka marrë peng Kuvendin është Kurti, ne i kemi shkuar në takim”, Blerta Deliu i përgjigjet Dugollit

Aktuale

“Pse s’po e bëni? – Bllokuesi dhe ai që e ka marrë peng Kuvendin është Kurti, ne i kemi shkuar në takim”, Blerta Deliu i përgjigjet Dugollit

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 22:07
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në “Pressing” , se nuk ka ndodhur të votohet kryeparlamentari pa marrëveshje politike.

Ajo tha se PDK edhe kishe shkuar në takim me Kurtin, vetëm që situate mos të jetë e bllokuar.

Ajo u pyet nga Bujar Dugolli pse nuk po e bëni marrëveshjen, më pas Deliu u përgjigj se i takon partisë së parë.

“Sepse i takon subjektit që ka fituar më së shumti deputetë, është gabim fatal z. Dugolli që kemi një barrakdim të Albin Kurtit me një emër të përveçëm, pse po doni me i akuzu partitë e tjera për dekonstruktivitet, po du me përmend qasjen konstruktive që e kemi pas si parti demokratike që prej mbarimit të zgjedhjeve”, tha Deliu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat