Sulmi ndaj gjinekologut Afrim Veliu – policia arreston edhe personin e dytë të dyshuar

Aktuale

Sulmi ndaj gjinekologut Afrim Veliu – policia arreston edhe personin e dytë të dyshuar

Më: 4 qershor 2025 Në ora: 10:27
Afrim Veliu

Është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24-orësh njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 03.06.2025 pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Ndryshe, gjinekologu Afrim Veliu para disa ditësh ishte sulmuar me një mjet metalik nga një person i panjohur. Po ashtu, në ordinancën e tij ishte hedhur një granatë dore.

Lidhur me rastin, policia kishte arrestuar një person të dyshuar, i cili ndodhet në paraburgim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat