​Avokati Koci shkon në Kuvend për aksionin simbolik: Deputetët të merren vesh

Aktuale

​Avokati Koci shkon në Kuvend për aksionin simbolik: Deputetët të merren vesh

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 11:13
Foto nga vendngjarja

Avokati Arianit Koci, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për ta zhvilluar një aksion simbolik para vazhdimit të seancës konstituive për herë të 27-të.

Para mediave, tek hyrja kryesore e Kuvendit ai tha se aksioni i tij s’ka të bëjë me asnjë prapavijë politike, mirëpo qëllimi është që deputetët “me u marrë vesh dhe me ecë përpara në formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurti”.

Koci: Aksioni s’ka të bëjë me asnjë prapavijë politike

“Qëllimi është me mbyllë këtë derë me një fjongë në fillim. Unë këtë e bëj pa asnjë prapavijë politike dhe qëllimi është me u marrë vesh deputetët dhe me ecë përpara”, tha ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat