Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Aktuale

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Më: 5 qershor 2025 Në ora: 19:22
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Vilmārs Heniņš

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Letonisë për Kosovën, Vilmārs Heniņš, njofton Presidenca.

Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe vlerësoi lart marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve.

Ajo theksoi se Letonia ka qenë një partnere e fuqishme e Kosovës, duke mbështetur jo vetëm procesin e shtetndërtimit, por edhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Presidentja falënderoi Letoninë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën euroatlantike të Kosovës, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në fusha me interes të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat