Kurti përuron Stacionin Policor në Zveçan: Fokus në parandalimin e aktiviteteve ilegale

Aktuale

Kurti përuron Stacionin Policor në Zveçan: Fokus në parandalimin e aktiviteteve ilegale

Nga: A.SH Më: 9 qershor 2025 Në ora: 20:36
Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përuruar sot objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit, të cilit më 25 nëntor 2024 i ishte vendosur gurthemeli.

Investimi prej 750 mijë euro kap një sipërfaqe prej afro katër mijë metrash katrorë dhe do të shërbejë si bazë për Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit.

Ky stacion do të luajë rol kyç në forcimin e sigurisë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale.

Kurti falënderoi Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, MPB-në, MAPL-në dhe operatorin ekonomik për bashkërendimin e suksesshëm.

Postimi i plotë:

Në Izvor të Zveçanit u rikthyem për të përuruar objektin e ri të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit, të cilit më 25 nëntor 2024 ia kishim vendosur gurthemelin.

Objekti i ri është një investim prej 750 mijë euro dhe ka një sipërfaqe të përgjithshme prej afër katër mijë metrash katrorë. Aty do të shërbejë Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë të Kufirit, e cila nga ky stacion, që u ofron kushte të dinjitetshme, do të përkujdeset për sigurinë kufitare dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale që cenojnë sigurinë e vendit.

Falënderoj operatorin ekonomik, Policinë e Kosovës, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për bashkërendimin e ngushtë dhe të shkëlqyeshëm.

Urime Policisë së Kosovës dhe gjithë qytetarëve të Republikës.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat