Osmani pas vdekjes së Bujar Bukoshit: Ishte një burrë shteti me përkushtim të pashoq

Aktuale

Osmani pas vdekjes së Bujar Bukoshit: Ishte një burrë shteti me përkushtim të pashoq

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 10:25
Bujar Bukoshi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen Bukoshi për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit në ekzil, Dr. Bujar Bukoshit.

Në telegramin e presidentes thuhet se Bukoshi ishte një burrë shteti me përkushtim të pashoq.

“E nderuara familje Bukoshi,  Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Bujar Bukoshit, një mjek me vizion dhe një burrë shteti me përkushtim të pashoq. Dr. Bukoshi, ish-kryeministër në ekzil, do të kujtohet përherë për kontributin e tij për fuqizimin e kauzës së Kosovës së lirë e të pavarur në kohët më të rënda për popullin tonë”, thuhet në telegram.

Tutje, thuhet se kontributi i tij si mjek, intelektual dhe udhëheqës politik ka lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërtimin e rrugës sonë drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Për dekada me radhë, ai i shërbeu vendit me dinjitet, dije dhe vendosmëri. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Dr.Bujar Bukoshin”.

Ndryshe, sot në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.

Bukoshi ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë shëndetësore

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat