Osmani pret në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA-ja, theksohet rëndësia e partneritetit strategjik

Aktuale

Osmani pret në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga SHBA-ja, theksohet rëndësia e partneritetit strategjik

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 11:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Osmani i ka falënderuar ata për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës.

Në fjalën e saj, presidentja theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e Kosovës dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike.

“Presidentja Osmani priti në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit. Presidentja e Republikës së Kosovës, priti dje në takim përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo i falënderoi për kontributin e vazhdueshëm në mbështetje të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Presidentja Osmani theksoi se aleancat strategjike janë thelbësore për të ardhmen e vendit dhe se partneriteti me SHBA-në do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë në procesin e ndërtimit dhe forcimit të institucioneve demokratike”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat