Përfundon dëshminë zyrtari policor, Mirsad Kryeziu
Ka përfunduar dëshminë zyrtari policor, Mirsad Kryeziu.
Seanca vazhdon nesër ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë.
Ka përfunduar dëshminë zyrtari policor, Mirsad Kryeziu.
Seanca vazhdon nesër ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë.
Në gjykimin ndaj Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq- të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023, zyrtari policor Mirsad Kryeziu tha se nga gjuajtet me armë në natën kritike, nuk kishte mundësi t’i ofronte ndihmë tani të ndjerit- rreshterit policor Afrim Bunjaku.
“Jam kthyer te Afrimi ku veçse ishte duke luftuar me jetë, e kam larguar edhe pak dhe në ato momente për shkak të gjuajtjes me armë fillova t’i jap një lloj ndihme, por sa herë që afrohesha afër tij, breshëritë e armës nuk ndaleshin nga armët”, deklaroi Kryeziu, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, Kryeziu tha se në natën kritike gjatë patrullimit të zakonshëm, kishin parë në urën e fshatit Banjska dy kamionë të vendosur në mënyrë diagonale.
Ai tha se kishte dalë nga vetura e Policisë së tipit “Toyota” dhe kishte shikuar situatën dhe se me t’u futur në njërin kamion për ta larguar nga ura, kishte ndodhur shpërthimi.
Polici tregoi se nga shpërthimi kishte mbetur i plagosur rëndë rreshteri Afrim Bunjaku në fyt, dhe zyrtari policor Alban Rashiti.
Pas plagosjes së rreshterit, tha se e kishte futur në veturë dhe se gjatë largimit për ta dërguar në spital ishte sulmuar në rrotën e veturës dhe se në atë gjendje të veturës kishte arritur ta dërgonte në spital, ku edhe ishte njoftuar nga mjekët se Bunjaku ka vdekur.
Gjithnjë sipas Kryeziut, sulmi ishte i mirë organizuar dhe se urdhrat kuptohej se sulmuesve u vinin nga njerëz që kanë njohur ushtarake.
“Intensiteti i sulmit ka qenë i madh dhe mund ta quaj një strukturë taman ushtarake dhe e organizuar mirë për këtë sulm”, deklaroi Kyreziu.
Po ashtu, polici u shpreh se armët e përdorura ishin të sofistikuara dhe se intervenimi i zyrtarëve policorë ishte i një standardi të lartë, pasi që kishte edhe civilë dhe se asnjëri nga ta nuk është lënduar.
Ai tha se sulmi ka ndodhur në fshatin Banjskë për shkak të pozitës gjeografike për të ikur sulmuesit, prezencës së Manastirit, si dhe prezencës së vetë pelegrinëve.
“Nuk është lënduar dhe plagosur asnjë qytetar, kjo tregon se puna e jonë është atje të punojnë me rend dhe qetësi e jo t’i dëmtojmë apo t’i malterojmë, si t’i quajmë qytetarët që jetojnë atje, për këtë janë falënderues banorët”, deklaroi Kryeziu.
Në fund, zyrtari policor tha se banorët e fshatit Banjskë ndihen të sigurt me prezenën e Policisë së Kosovës, pasi që këtë vetë ua kanë thënë banorët.
Rreshteri policor Mirsad Kryeziu po vazhdon dëshminë e tij në gjykatë, për sulmin terrorist në Banjskë.
Dëshmitari ka treguar se me shumë vështirësi ka arritur që ta fus në veturë rreshterin Bunjaku dhe janë nisur në drejtim të Mitrovicës.
"Gjatë kthimit, na kanë goditur në rrotën e parë të automjetit një herë, nuk jam ndalur, pastaj edhe një herë dhe goma ka dalë nga vendi. Kam vazhduar deri te policët ku ishin ndalë më herët, kam komunikuar me Elezin dhe i kam thënë ti vazhdo unë do mundohem që të kthehem.
Në atë moment kam vërejtur dritën e kaltër të Policisë, dhe kanë ardhur me mjete të blinduara. Ju kam tregu se një prej nesh është i plagosur rëndë dhe e kam në veturë, ndërsa një tjetër është i plagosur dhe ka mbetur aty", tha ai.
Kryeziu tha se me të hyrë në spitalin e Mitrovicës, mjekët e njoftuan se Afrimi tashmë ka ndërruar jetë.
Rreshteri policor Mirsad Kryeziu gjatë dëshmisë së tij ka treguar për momentin kritik kur rreshteri Afrim Bunjaku ishte duke luftuar për jetë, pas shpërthimit.
"Doja ta identifikoja cili ishte udhëheqës i ekipit që kishte ardhur në ndihmë tek ne. Në ato momente më është afruar, tha jam udhëheqës i patrullës, ishte Afrim Bunjaku. Kërkova nga ai që të ma jap një polic nga grupi i tij dhe të mundohemi t'i largojmë kamionët nga rruga. Jam hipur në kamion e kamë hap derën, posa e kam hap derën në ato momente kam dëgjuar një shpërthim dhe kanë filluar gjuajtjet në drejtim të pozicioneve tona.
Kam vërejtur se nga ai detonim njëri nga prestarët tonë, Afrim Bunjaku ishte i shtrirë përtokë, i mbuluar me gjak, sepse detonimet që kishin bërë nga grupi terrorist mund ta quaj, ai ishte plagosur në fyt, plaga më e madhe e tij ishte në fyt, dhe kishte gjakderdhje të madhe. Ju afrova afër, ishte e pamundur që të bëja një ndalje të gjakderdhjes apo të bëja një ndihmë se gjuajtjet ishin të pareshtura. E kam tërhequr Afrimin pak, dhe kam filluar të shtijë në pozicionet e tyre, dhe gjatë gjuajtjes time me armë, filluan edhe kolegët që të shtinin në drejtim të tyre", ka thënë polici Mirsad Kryeziu para trupit gjykues.
Zyrtari policor Mirsad Kryeziu fillon dëshminë në rastin Banjska