Krasniqi (PDK): Kam pritur që partia e parë të reflektojë, por s’pres ndryshim

Aktuale

Krasniqi (PDK): Kam pritur që partia e parë të reflektojë, por s’pres ndryshim

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 11:12
Deputeti nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi

Deputeti nga radhët e PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se nuk pret ndonjë ndryshim nga seanca e sotme, e 30-ta me radhë, për konstituim të Kuvendit.

“Nuk pres ndonjë ndryshim. Kam pritur që partia e parë të reflektojë.

Sipas meje, gjithçka do të jetë njëjtë”, tha ai në hyrje të Kuvendit.

Krasniqi, duke qenë i biri i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, tha se në të kaluarën, “fillimisht janë siguruar votat, e pastaj kanë ardhur në Kuvend”. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat