Rasti “Banjska”/ Nis dëshminë edhe një zyrtar policor

Aktuale

Rasti “Banjska”/ Nis dëshminë edhe një zyrtar policor

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 08:43 Përditësuar në ora: 14:19 më 12.06.2025
Rasti “Banjska”

Nis dëshminë edhe një zyrtar policor në gjykimin për sulmin terrorist në Banjskë

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor kundër tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator 2023. Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i Prokurorisë Speciale, zyrtari policor Elez Peci në sesionin e paradites dhe Avni Shala në sesionin e pasdites.

Nën masa të larta të sigurisë janë sjell në gjykatore të akuzuarit Bllagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, raporton KosovaPress.

Dje është dëgjuar zyrtari policor i Njësisë për Ndërhyrje të Shpejt, Mirsad Kryeziu i cili tha se ky sulm ka qenë i organizuar ushtarak dhe se edhe armët e përdorur kanë qenë të altilerisë së lehtë dhe të rëndë.

Prokuroria Speciale e Kosovës më njëmbëdhjetë (11) shtator (dymijenjëzetekatër) 2024 ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiq dhe 44 të tjerëve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjska të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Të pandehurit ngarkohen për veprat penale kryerja e veprës terroriste, veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit dhe shpëlarja e parave.

42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Rasti Banjska, Peci: Shpërthimi më humbi balancin, sulmuesit ishin afër

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po vazhdon seanca gjyqësore në rastin Bajuka. Sot në këtë gjykatë do të dëgjohet dëshmia e zyrtarit policor Elez Pecit.

"E nderuara gjykatë, jam shumë shumë i lënduar shpirtërisht me humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Më 23 shtator plani operativ ka qenë 12 orësh për shkak të situatës. Si çdo herë rreshteri Afrim Bunjaku e ka bo orarin se kush ku punon. Si zakonisht kemi fillua me patrulla. Deri në orën 2 kemi qenë nëpër terren së bashku me Fahri Shalën. Diku rreth orës 2 jemi kthye në stacion. Nëpërmjet radiolidhjes është njoftua dhoma komanduese nga njësia NJNSH se në fshatin Banjskë mbi urë janë vendosur dy kamionë, u blloku rruga. Rreshteri i ndjere Afrim Bunjaku na ka ftua mua, Fahri Shalën dhe Sadat Dushin na ka dhënë detyrat dhe jemi pajisur. Unë kam qenë në automjet me rreshterin Afrim Bunjaku. Duke shkua në fshatin Joshevik komuna e Zvecanit, 1 km pa ju afru Banjskës, e kemi pa një automjet. E kemi ndalë automjetin, kemi kërkua dokumentacionin e tij, automjetin, në karrige të pasagjerit e kemi gjet një antenë e radiolidhjeve të Policisë, por pasi që personi nuk ishte i kërkuam, ia kemi marrë të dhënat dhe kemi vazhdua në drejtim të Banjskës", ka thënë në dëshminë e tij Elez Peci, para trupit gjykues.

Tutje dëshmitari ka treguar në detaje për momentin e shpërthimit në hyrje të Banjskës që e la të vrarë rreshterin Bunjaku.

Ai tha se betonimi ishte aq i fortë sa ia ka humbur bilancin.

"E kam vërejtur se fshati shumë terr, ndërsa rruga që përshkonim ne shumë ndriqim i fortë. Kur jemi afru te kolegët tanë, unë kam dyshua dhe kam thënë koleg po shpërndahemi se mundet me qenë kurth. Prapa meje ka ardhë Sadati. Një kamion i gjelbër ka qenë buzë lumit Banjska. Në atë moment ka ndodhë një detonim shumë i fortë, aq i fortë sa ma ka humbur edhe bilancin. E kam marrë vetën por kanë pasuar te shtëna armësh, të kalibrave të ndryshëm. Kur e them këtë, unë e kam të kryer shërbimin ushtarak, i njoh kalibrat...Ka pasë shtëna armësh në formë të hënës nga shkolla në anë të majtë deri të hoteli tash ku është Posta e Kosovës. Ka pasë sulmues shumë afër 10-15 metra", ka vazhduar dëshminë zyrtarit policor Elez Peci.

Të enjten ka përfunduar dëshminë e tij zyrtari policor, Mirsad Kryeziu. Rreshteri ka treguar momentin kur mori vesh se Afrim Bunjaku ndërroi jetë. Dëshmitari ka treguar se me shumë vështirësi ka arritur që ta fus në veturë rreshterin Bunjaku dhe janë nisur në drejtim të Mitrovicës.

Ndryshe Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojiçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Përveç tre të akuzuarve që janë duke u gjykuar nga drejtësia kosovare, 42 të akuzuar, përfshirë edhe Milan Radojiçiqin, që e pranoi publikisht se udhëhoqi sulmin në Banjskë, janë në arrati.

Më 11 shtator të 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave në krye me kriminelin Milan Radoiiciq, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale.

Autoritetet e Kosovës kanë kërkuar ekstradimin e përgjegjësit të grupit terrorist, Milan Radoiçiq dhe të akuzuarit tjerë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Rasti “Banjska” sërish sot seanca e rradhës

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”.

Seanca do të filloj rëndom si zakonisht nga ora 09:30.

Në seancën e djeshme u dëgjua dëshmia e policit Mirsad Kryeziu, që në detaje përshkroi momentin e sulmit që i mori jetën rreshterit Afrim Bunjaku.

Deri tani, të arrestuar dhe nën masën e paraburgimit për këtë rast janë: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Sakaq, aktakuza e Prokurorisë Speciale ngarkon 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”. Listës së të akuzuarve i prin Millan Radoiçiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat