Komandanti i KFOR-it priti shefin e forcave të armatosura të Zvicrës në Prishtinë

Aktuale

Komandanti i KFOR-it priti shefin e forcave të armatosura të Zvicrës në Prishtinë

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 13:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, zhvilloi sot një takim në Prishtinë me shefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli. Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Thomas Sussli vlerësoi përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në sigurimin e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet.

Ndërkaq, Barduani përgëzoi kontributin e gjatë dhe të vazhdueshëm të Zvicrës në KFOR dhe stabilitetin rajonal.

Duke shprehur mirënjohje për profesionalizmin dhe angazhimin e kontingjentit zviceran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat