Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

Aktuale

Thirrja e fortë e ish-presidentit kroat për partitë në Kosovë – ja mesazhi i tij

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 17:55
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq në një intervistë për “Info Magazine” tha se është një situatë që ai e quajti ligjore, derisa u shpre se është e rëndësishme që partitë politike të pajtohen për problemet me rëndësi që i ka Kosova.

Ai gjithashtu tha se është që partitë të konkurrojnë dhe qytetarët e Kosovës ta kenë jetën sa më të mirë.

“Tani kemi një situatë të cilën unë do ta quaja ligjore, ka disa parti politike dhe mendime të ndryshme. Është me rëndësi që partitë politike në një mënyrë të caktuar të pajtohen për problemet me rëndësi që i ka Kosova, problemet politike, ekonomike, atyre financiare, pra partitë të pajtohen që qysh Kosova të ketë sa më shumë sukses”.

“Sidomos pas pavarësimit, sepse tani të gjitha institucionet janë krijuar, shteti funksionon dhe në këtë kuptim mirë është që partitë të konkurrojnë dhe qytetarët e Kosovës ta kenë sa më të mirë jetën e tyre”, u shpreh tutje ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat