Kraki: Nëse LDK-ja ndryshon qasje, institucionet krijohen para zgjedhjeve lokale

Aktuale

Kraki: Nëse LDK-ja ndryshon qasje, institucionet krijohen para zgjedhjeve lokale

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 22:05
Deputeti i Guxo-së, Nezir Kraki

Deputeti i Guxo-së, Nezir Kraki, ka deklaruar se Vetëvendosje ka ofruar bashkëpunim me partitë opozitare për të formuar institucionet, me qëllim që vendi të mos shkojë në zgjedhje lokale pa një Kuvend të konstituuar.

I ftuar në emisionin “Këndi i debatit”  Kraki theksoi se nëse LDK-ja ndryshon qëndrim ndaj ftesës për bashkëpunim, institucionet mund të krijohen shumë shpejt.

“Na kemi kërkuar edhe bashkëqeverisje edhe LDK-së. Edhe nesër në mëngjes ajo me ndërru qasje ndaj ftesës tonë, Kuvendi do të bëhet, Qeveria do të bëhet para zgjedhjeve lokale”, deklaroi ai.

Sipas Krakit, Vetëvendosje nuk po arrin ta formojë Kuvendin e vetme, andaj ka transferuar përgjegjësinë dhe mundësinë te partitë opozitare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat