Mustafa: VV i takon e drejta për të nominuar kryetarin e Kuvendit, por edhe përgjegjësia për të krijuar shumicën

Aktuale

Mustafa: VV i takon e drejta për të nominuar kryetarin e Kuvendit, por edhe përgjegjësia për të krijuar shumicën

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 11:24
Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka thënë se, sipas Kushtetutës së Kosovës, e drejta për të propozuar kryetarin e Kuvendit i takon partisë që ka dalë e para në zgjedhje – por me këtë të drejtë vjen edhe përgjegjësia për të siguruar shumicën parlamentare.

“Konform Kushtetutës së Kosovës, partia që del e para në zgjedhje i takon që të nominojë kryetarin e Kuvendit, por i takon edhe përgjegjësia që të krijojë shumicën, pra 61.

Përgjegjësia bie kryekëput mbi partinë e parë.

Është fatkeqësi që VV nuk arrin që të krijojë një shumicë”, ka deklaruar Mustafa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat