Thaçi i VV-së i reagon Bajramit pas videos së punëtorit të KEK-ut

Aktuale

Thaçi i VV-së i reagon Bajramit pas videos së punëtorit të KEK-ut

Më: 22 qershor 2025 Në ora: 19:47
Halil Thaçi

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, ka reagua ndaj deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, duke e akuzuar atë për shpërndarje të informacioneve të rreme.

Thaçi e cilëson Bajramin si “zëdhënëse” të KEK-ut,  ku siç thotë ai, shpesh gënjen për shifra, prejardhjen e energjisë dhe tani, sipas tij, ka gënjyer edhe për pajisjet mbrojtëse të një punëtori.

Postimi i plotë:

“Zëdhënësja” e KEK-ut, deputetja Hykmete Bajrami, shpesh gënjen publikisht: gënjen me shifra, gënjen për prejardhjen e energjisë elektrike, dhe sot – me disa fotografi të një punëtori – ka vendosur të gënjejë përsëri.

“Zëdhënësja” pretendon se punëtori nuk ka mjete mbrojtëse të punës.

Pyetje për “zëdhënsen”:

– Helmeta, çfarë është?

-Dorëzat, çfarë janë?

-Çizmet e punës, a nuk janë pajisje mbrojtëse?

-Rrobat e punës, a i njeh fare?

P.S. S’e ke fajin – në barnatore nuk përdoren këto mjete!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat