Basha: Kritika deputetëve që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre

Aktuale

Basha: Kritika deputetëve që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 11:18
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, kritikoi deputetët që marrin pjesë në seanca pa dhënë votën e tyre.

“Presim ndryshim qëndrimi për shkak se ëahtë shumë e rendësishme konstituimi i Kuvendit, për shkak se është e paarsyeshme për secilin deputet që çohet, ndreqet dhe vjen në Kuvend dhe nuk ia le shenjë.

Nuk voton as për, as kundër, as abstenim. Për ne si parti përgjegjësia më e madhe na bie neve. 57 votojnë për na tregoni pse katër deputetë nuk votojnë për.

Për ne është e rëndësishme kur të vish të votohet, nuk ka vërejtje për Albulena Haxhiun as prej juve, as prej qytetarëve”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat