Kurtishaj: Për shqiptarët e Kosovës dhe për diasporën tonë, destinacioni kryesor është Shqipëria

Aktuale

Kurtishaj: Për shqiptarët e Kosovës dhe për diasporën tonë, destinacioni kryesor është Shqipëria

Më: 25 qershor 2025 Në ora: 21:32
Ruzhdi Kurtishaj

Kryetari i Shoqatës së Turizmit të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj, ka hedhur poshtë zërat se qytetarët e Kosovës po i largohen Shqipërisë si destinacion turistik. Në një prononcim, Kurtishaj theksoi se, pavarësisht liberalizimit të vizave në vitin 2024, Shqipëria mbetet zgjedhja e parë për pushime për kosovarët dhe për diasporën.

“Ka disa qytetarë dhe njerëz të ndryshëm që kanë pasur frikë. Me thënë të drejtën, te unë frika nuk ka ekzistuar dhe nuk do të ekzistojë asnjëherë që shqiptarët e Kosovës do ta braktisin Shqipërinë,” deklaroi Kurtishaj në emisionin “Debat Plus”.

“Gjithmonë kam thënë që për shqiptarët e Kosovës dhe për diasporën tonë, destinacioni kryesor është Shqipëria.”

Ai theksoi se liberalizimi i vizave u dha qytetarëve të Kosovës mundësinë të vizitojnë familjarët e tyre në Evropë, por kjo nuk nënkupton braktisje të Shqipërisë si vend i preferuar për turizëm, 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat