Deputeti i Listës Srpska merr pjesë në ceremoninë e Vidovdanit

Aktuale

Deputeti i Listës Srpska merr pjesë në ceremoninë e Vidovdanit

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 14:12
Slavko Simiq

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Srpska, Slavko Simiq, ka marrë pjesë në ceremoninë për shënimin e Vidovdanit që u mbajt sot në Gazimestan bashkë me anëtarë tjerë të partisë.

Në të kaluarën, pjesëtarë të kësaj partie nuk patën marrë pjesë në festimet për Vidovdanin në Gazimestan, por vetëm në liturgjinë në Manastirin e Graçanicës.

Dhjetëra serbë shkuan sot atje për këtë ngjarje, ndërsa Policia e Kosovës mbajti rendin me prezencë të shtuar.

Ky manifestim kaloi pa incidente.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat