​Disa serbë nxisin gjuhë të urrejtjes, ndalohen nga policia

Aktuale

​Disa serbë nxisin gjuhë të urrejtjes, ndalohen nga policia

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 14:51
Foto nga vendi i ngjarjes

28/06/2025 14:39

​Disa serbë nxisin gjuhë të urrejtjes, ndalohen nga policia

Ka përfunduar manifestimi për shënimin e Vidovdanit në afërsi të Obiliqit, konkretisht në Gazimistan. Megjithatë, disa serbë nuk kanë lënë pa provokuar e nxitur gjuhën e urrejtjes.



 

Ka përfunduar manifestimi për shënimin e Vidovdanit në afërsi të Obiliqit, konkretisht në Gazimistan. Megjithatë, disa serbë nuk kanë lënë pa provokuar e nxitur gjuhën e urrejtjes.

Gjatë hyrjes për në vendin ku pritej të mbahej manifestimi, policia gjeti gjëra të ndryshme të ndaluar që të bartën me vete, bluza me mbishkrime provokuese, përfshirë flamur e armë të plastikës.

Ndërkohë, me të përfunduar manifestimi, kanë nisur provokimet e ndryshme dhe brohoritjet ”Kosova është Serbi”.

Pas përfundimit të shënimit të Vidovdanit, në dalje, Policia e Kosovës i ka ndalur disa persona dhe po vazhdon të ndalë të tjerë, të cilët dyshohen që kanë nxitur urrejtje apo kanë bërë veprime të jashtëligjshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat