Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Aktuale

Një i lënduar nga rrahja në veri, dy të tjerë po intervistohen nga policia

Më: 29 qershor 2025 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mitrovicës.

Mbi rastin ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim.

Derisa i lënduari, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.

Rasti ka ndodhur sot.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat