Familjarët e Zana Gjevukajt nuk e pranojnë kërkim-faljen e policit

Aktuale

Familjarët e Zana Gjevukajt nuk e pranojnë kërkim-faljen e policit

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 11:28
Policia

Në Gjykatën Themelore të Pejës, po zhvillohet seanca fillestare ndaj policit Argjend Kastrati, i cili akuzohet për aksidentin me fatalitet që ndodhi më 1 prill në fshatin Qyshk të Pejës.

Si pasojë e goditjes nga vetura, 26 vjeçarja Zana Gjevukaj, pësoi lëndime të rënda dhe pas një muaji nga aksidenti vdiq në QKUK.

Në fjalën tij, Kastrati u shpreh i penduar dhe iu kërkoi falje familjarëve të viktimës.

Por, kërkim-falje nuk u pranuar nga familja e të ndjerës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat